Një pushkë gjuetie bashkë me lejen që posedonte ia kanë vjedhur hajnat një personi në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar organet e rendit se disa persona të panjohur, por të dyshuar ia kanë vjedhur pushkën e gjuetisë në shtypi bashkë me lejen që e posedonte pushkën legale.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se nga persona të panjohur e të dyshuar, nga shtëpia e tij i është vjedhur pushka e gjuetisë së bashku me lejen. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /FaktePlus