Aktuale

Ia vjedhin çantën nga krahu

Viktima femër malazeze ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë grabitur çantën nga krahu në të cilën kishte dokumente personale, 20€, 200 dinar dhe çelësat e banesës.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Çlirimi’ të Mitrovicës.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/