Aktuale

Ia shpërthejnë gomat e veturës në parking

Ankuesi i nacionalitetit serb ka raportuar në Polici se dikush ia ka dëmtuar gomat e veturës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë ndërsa sipas ankuesit nuk ka njohuri se kush mund t’i ketë dëmtuar gomat.

Nuk raportohet për të arrestuar. Njësiti policor është duke e hetuar rastin.