Aktuale

Ia merr veturën në shfrytëzim, s’ia kthen më, arrestohet nga Policia

Një person nga Fushë Kosova është arrestuar pasi i njëjti ia kishte marrë në shfrytëzim veturën për dy ditë një personi tjetër, duke mos ia kthyer më.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur ta konfiskojnë veturën dhe të dyshuarin ta dërgojnë në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili viktimës mashkull K/Shqiptar  ia kishte marrë në shfrytëzim veturën  me targa vendore për dy ditë dhe më nuk ia kishte kthyer. Vetura është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas organeve të rendit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.  /FaktePlus