Aktuale

Ia merr veturën në shfrytëzim, s’ia kthen më

Policia njofton se një person nga Suhareka është ankuar në Polici se një person tjetër ia ka marrë veturën dhe nuk ia ka kthyer.

Sipas Policisë i dyshuari ia ka marr ankuesit veturën në shfrytëzim për një kohë të caktuar.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa ky rast është konsideruar si keqpërdorim i besimit./KosovaPress/