Një gjykatë italiane në Bolonja ka dënuar me kusht prej tetë muajsh një grua, e lindur në Bangladesh, pasi i kishte hequr flokët vajzës së saj, e cila kishte refuzuar të bartë vellon myslimane.
Gruaja dhe bashkëshorti i saj janë liruar nga akuzat për keqtrajtim të vajzës 14-vjeçare për shkak të mungesës së fakteve, transmeton Ansa.





















