Në rrugën “Tranzit” në Pejë, një burrë ka raportuar se persona të panjohur qëllimisht dyshohet se ia kanë vënë zjarrin veturës së tij.
Policia thotë se njësia e zjarrfikësve ka shuar zjarrin.Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 2000 euro. Rasti është duke u hetuar.