Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa këndoi në Prishtinë para rreth 20 mijë fansave, por ndryshe ishte atmosfera në after – partyin që ishte paraparë të mbahet në njërin prej klubeve në kryeqytet, e që këndon Noizy.
Dua Lipa mund të krenohet me pritjen që ja bënë fansat e saj kosovarë në Gërmi.
Ajo këndoi para 20 mijë njerëzve derisa atmosfera gjatë këtij koncerti ishte në kulm.
Njëjtë pritej që të bëhej edhe në after-partyin që do të organizohej në njërin prej diskotekave në kryeqytet, por si duket Dua kur e kishte parë atmosferën nuk kishte marrë fare pjesë në këtë party.
Nuk dihet se kujt duhet ti faturohet ky dështim, Noizyit apo organizatorëve të koncertit të Dua Lipës. /GazetaExpress/