Aktuale

I vjedh 20 euro dhe gjuan me armë zjarri

Në rrugën “Papa Kelmendi”, në Pejë ka ndodhur një vjedhje.
Një person ka raportuar në polici se i dyshuar i panjohur me përdorim force nga pjesa e pasme ka depërtuar në lokalin e viktimës hotelier dhe ka vjedhur një portofol me 20 euro para.

Pasi ishte vërejtur nga viktima i dyshuari gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë. /Lajmi.net/