Arsim & Kulturë

“I padukshmi” ku luan aktori Ilir Tafa, prezantohet në festivalin prestigjioz të filmit në Itali

Projekti filmik ndërkombëtar “Invisible”/”I padukshmi”, nën regjinë e regjisores Amra Mehic, ku në rolin kryesor paraqitet aktori jonë i madh, Ilir Tafa, po merr pjesë në festivalin ndërkombëtar Passagi d’Autore: Intrecci mediterranei, që po mbahet në Sant’Antioco të Sardenjës, në Itali nga data 05-10 dhjetor 2017.

Festivali mbledh filmat e autorëve të të gjitha vendeve të Mesdheut dhe mbahet çdo vit në ishullin Sant’Antioco, ndërsa ky është edicioni i 13-të.