Të martën në Kaçanik një i mitur është therur me thikë.
“Viktima i mitur mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me një mjetë të mprehtë (thikë) nga persona të panjohur”, njofton raporti policor.
I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin e mitur, i cili me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/