Aktuale

I mituri në Gjilan mashtron qytetarët përmes “Viber-it”, u prezentohet si polic

Një rast mjaft interesant i mashtrimit është raportuar dje të ketë ndodhur në Gjilan.

Prokuroria në raportin 24 orësh ka treguar se një person i mitur, në aplikacionin e komunikimit, “Viber” ,e ka vendosur shenjën e një polici, duke komunikuar në këtë cilësi me qytetarë, shkruan lajmi.net.

Rasti është duke u hetuar për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, të KPRK-së.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.

the authorGazetaKNN