Aktuale

I infektuari me coronavirus nga Skenderaj punëtor në KEK

Në mesin e 40 personave të infektuar sot me coronavirus ishte edhe një person nga komuna e Skenderajt.

Kreu i kësaj komune, Bekim Jashari, ka dhënë detaje, duke thënë se personi i infektuar është nga fshati Likoc dhe punëtor në KEK.
Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi një rast pozitiv me COVID-19 nga komuna jonë, gjegjësisht nga fshati Likoc.

I infektuari është punëtor në KEK dhe kështu person kontakt i të infektuarëve që punojnë në këtë koorporatë.

Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak.

Të dashur qytetarë,
Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!