Aktuale

I hyjn me forcë në shtëpi, vjedhin bizhuteri e armë me leje

Policia e Kosovës ka njoftuat se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtepi në Rahovec kështu duke kryer vjedhje të gjësendeve me vlerë.

PK njofton po ashtu se personat e dyshuar kanë vjdhur dy armë me leje dhe bizhuteri, shkruan FaktePlus.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy armë zjarri me leje, bizhuteri si dhe gjësende tjera nga argjendi. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.