Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në gjendje të dehur e ka sulmuar një femër pjesëtare të familjes së tij.
Në raportin 24 orësh, thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./FaktePlus