Aktuale

Hyseni: Shumë shpejt përfundon procesi për targat

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, duke iu përgjigjur deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me targat, ka thënë se vonesat e prodhimit të targave po bëhen për shkak se Organi Shqyrtues i Prokurimit po trajton ankesat e kompanive tenderuese,shqyrtim i cili do të përfundojë së shpejti.

Hyseni ka shpjeguar se dy herë është shpall tender për pajisjen të Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve me targat dhe se vonesa është duke ndodhur për shkak se të ankesave që kanë marrë vendimi i komisionit në MPB.

“Është afati i fundit, dy, tre ditë kur do të duhej organi shqyrtues do të thotë ta përfundoj procesin e trajtimit të ankesave të kompanisë tenderuese. MPB ka kohë që e ka kryer punën e vet edhe është organi shqyrtues i prokurimit nëse ajo punë është kryer në pajtim me ligjin apo jo dhe ne vet kemi kërkuar që kjo të shihet me kujdesin më të madh jemi të vetëdijshëm por nuk do të shkaktojmë një dëm tjetër të madh duke u përpjekur për ta riparuar një dëm që është i riparueshëm me targa që do të riparohen shumë shpejt”, tha ai./KP