Deputeti i VV-së Rexhep Selimi gjatë kohës së pyetjeve parlamentare ka ngritur rastin e vjedhjes së Dhomës së Dëshmive e cila ka ndodhur në prill të vitit 2009.
Ai ka pyetur ministrin Skender Hyseni deri ku kanë arritur me zbulimin e këtij rasti.
Ministri Hyseni tha se mund të ketë pasur deklarime që këto raste janë afër zbulimit por e ka siguruar atë se ai asnjëherë nuk ka deklaruar një gjë të tillë.
Hyseni tha se sa i përket vjedhjes së dëshmive në Dhomën e Dëshmive ky rast ka kaluar në kompetencë të EULEX-it.
“Sa i përket vjedhjes në dhomën e dëshmive në Pejë, Inspektorati i Policisë kanë ndërmarrë veprime me rast është ngritur kallëzim penal. Lidhur me këtë rast janë paraqitur prova të reja dhe rasti është në progres”, tha Hyseni./KosovaPress/