Aktuale

Hyseni përgëzon Policinë për ruajtjen e rendit gjatë ditëve të festës

Ministri i Punëve të Brenshme Skënder Hyseni ka përgëzuar pjestarët e Policisë së Kosovvës, të cilët në këto ditë feste ka qenë në gadishmëri të lartë dhe me orar të zgjatur të punës.

“Mirënjohje e veçantë për gratë dhe burrat e Policisë së Kosovës të cilët këto ditë feste, me orar të zgjatur pune dhe me përkushtim po ofrojnë ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shkruar Hyseni në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Hyseni ka thënë se Policia e Kosovës është një organizatë policore profesionale e paanshme, e trajnuar në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare, për të zbatuar me përkushtim detyrat dhe ingjerencat nga fushëveprimi i saj, e që janë të kodifikuara dhe normuara në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“PK është një Këtë përkushtim, ajo po e demonstron çdo ditë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend, me një seriozitet dhe shkallë të lartë të përgjegjësisë. Policia e Kosovës pra, është polici e këtij populli, demokratike, dhe poashtu e mbikëqyrur nga institucione demokratike”, ka shkruar Hyseni në fund të postimit./KosovaPress/