Aktuale

Hyseni: Jërkoj që deri në fund të ditës të jetë proces i qetë zgjedhor

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës ka votuar në shkollën fillore “Ali Ajeti” në Sfeqël.

Me këtë rast Hyseni ka falënderuar qytetarët për sjellje demokratike si dhe ka kërkuar që ky proces i qetë të shkojë deri në fund të ditës.

“Falënderoj të gjithë për sjelljen e qytetëruar dhe demokratike që treguan deri më sot në procesin zgjedhor. Kërkoj që të vazhdojnë të veprojnë kështu deri në mbylljen e këtij procesi. Votoni kandidatin për të cilin besoni se është më i miri”, tha Hyseni.