Aktuale

Hysen Durmishi i bie pishman, thotë se statusi i djeshëm u bë nga nervoza

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Durmishi i cili mori kritika të ashpra kur tha dje se gazetarët duhen tërhequr zvarrë, tashmë ka dalë me një qëndrim krejtësisht ndryshe.

Siç thotë ai, statusi i tij i djeshëm ka qenë nga nervoza dhe pranon se edhe mund të ketë gabuar që e ka përdorur si simbolikë tërheqjen zvarrë.

Durmishi thekson se qëndrimi i nënës së të ndjerit Astrit Dehari dhënë dje për media, tregon qëndrimin e tij./lajmi.net

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Ato që i kanë bërë gjatë këtyre ditëve gazeta express, indeksonline dhe Klan Kosova janë të papranueshme dhe të pështira.
Statusi im i djeshëm ka qenë nga nervoza dhe edhe mund të kem gabuar që e kam përdorur si simbolikë tërheqjen zvarrë. Natyrisht që unë as nuk kam tërhequr zvarrë askënd e as nuk do e tërheqë zvarrë askënd as në të ardhmen sepse nuk e kam ndërmend të bëhem polic. Ne aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! jemi tërhequr zvarrë, jemi arrestu, jemi vrarë e jemi plagosur nga pushtetet – regjim në Kosovën e pasluftës edhe nën aplaudimin e mediave të pushtetit – regjim.
Qëndrimi i nënës heroinë, Xhemile Dehari, mbajtur dje në konferencë për media është qëndrimi im.