Policia bën të ditur se janë informuar se një femër nga Prishtina dje ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale për t’iu shmangur kontrollit mjekësor në kufi (karantinimit të detyruar).
E njëjta është në shtëpi dhe pritet të merret nga njësiti i QKUK-se për ta dërguar në karantinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve.