Aktuale

Hyn në ballkon për të vjedhur, dështon dhe arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka hyrë në ballkonin e një femre dhe pasi ka vërejtur atë, ai është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka arritur ta identifikoj të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, në orët e hershme të mbrëmjes, njofton Policia./KosovaPress/