Aktuale

Hyjnë në lokal, vjedhin 4 mijë euro

Një shtetas i Kosovës i komunitetit serb, ka raportuar në Polici se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në lokalin e tij duke ia vjedhur 4 mijë euro.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbreti Peter” në Mitrovicë ku sipas raportuesit hajnat kanë hyrë në lokal, ia kanë hapur kasafortën me dhunë dhe nga aty ia kanë vjedhur paratë.

Nuk raportohet për të arrestuar./KosovaPress/