Gati qe një vit, dy të rinj nga 21 vjeç, njëri shqiptar dhe tjetri serb që jetojnë në Zvicër, duke bërë humor me ballkanasit, kanë arritur të bëjnë më shumë se 80 mijë ndjekës në Facebook dhe Instagram.
Fatoni dhe Aleksandri janë dy të rinj zviceranë të cilët me humorin e tyre kanë arritur për një kohë të shkurtë të mbledhin një numër të madh të adhuruesve.
“Ai ka gjithçka që një ballkanas mund të ketë”, thotë Faton Idrizi. Kjo ka të bëjë me Sabahudinin, figura kryesore të projektit “Secondomeme”. Ai mban vazhdimisht rrëmojëse në gojë dhe këtë e bën gati qe 50 vjet, nuk ndihet që punon ndonjë gjë, por gjithmonë i gatshëm për t’u kujdesur dhe këshilluar djalin e tij”.
Në maj të vitit të kaluar, Faton Idrizi, student dhe Aleksandër Djuric, dizajner, kanë filluar ta postojnë Memën në Secondon”, shkruan gazeta zvicerane 20 minuten, transmeton Gazetametro.net.
“Ky sajt është hapur për zbavitje, por papritur është bërë i përfolur dhe njerëzit kanë filluar të interesohen për të”.
Për më shumë se 1 vit, dyshja 21 vjeçe kanë më shumë se 80 mijë ndjekës në Facebook dhe Instagram. Këta dy tash po i njohin edhe nëpër rrugë.
“Jemi të vetmit, këtë e shpjegon fama jonë e menjëhershme”, thonë ata dy.
Shakatë e tyre janë të drejtuara drejt emigrantëve të Ballkanit. Nën ndërkohë ata mundohen të tregojnë edhe ngjashmërinë që ekziston në mes njerëzve.
“Ai është serb, unë jam shqiptar”, thotë Idrizi.
Me termin “secondos” e quajnë gjeneratën e dytë të lindurve në Zvicër, të cilët ende nuk kanë nënshtetësi zvicerane.
Në pyetjen se a ka “secondos” tjetër sensi të humorit nga ai i zviceranëve lokalë, ata janë përgjigjur duke thënë se definitivisht “secondos” ka tjetër sens humori.
“Ne qeshim me gjërat që të tjerëve nuk ju duken qesharake”.
Edhe pse shumica e ndjekësve të tyre janë “Secondosa”, Idrizi dhe Djurici kanë edhe fansa zviceranë.
“Do të ishte e bukur po të mund edhe të fitonim diçka nga kjo”, ka thënë Idrizi.
Sidoqoftë, fansat mund t’i gjejnë në “episodat” e reja ku Sabahudini është roli kryesor.