Aktuale

Humbë kontrollin, përfundon jashtë rruge

Një i dyshuar është vetaksidentuar me veturën e tij dje në fshatin Llaushë të Skënderajt.

Sipas Policisë i dyshuari duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka  përfunduar  jashtë rruge.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim të nevojshëm mjekësor./KP