Shënohet viktima e radhës ne plazhet shqiptare, këtë here ne Kavajë. Policia ne nje informacion paraprak njofton se sot rreth orës 14 : 23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur shtetasin F.A., 69 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.