Aktuale

Humb kontrollin derisa ishte duke drejtuar biçikletë, bëhet për spital

Një person derisa ishte duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një lokal.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ të Suharekës. /KosovaPress/