Aktuale

Humb jetën një punëtor në Leposaviç

Në mesditën e sotme, ka humbur jetën një punëtor në mënyrë aksidentale në Leposaviç.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, se një person deri sa ishte duke punuar, ka humbur jetën aksidentalisht.

Punëtori ka humbur jetën, pasi është rrokullisur ekskavatori me të cilin punonte. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, për ta hetuar rastin.

Viktima nuk ishte shtetas i Kosovës, ndaras KosovaPress mëson se i ndjeri është D. B.