Aktuale

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një person e ka humbur jetën në orët e vona në Prizren. Dyshohet se i ndjeri ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ky rast ka ndodhur në rrugën e “Jonit” në Prizren rreth orës 22:00, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje, të gjitha njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe jemi ne fazën fillestare të hetimeve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.