Aktuale

Humb jetën aktivisti i Vetëvendosjes

Në një aksident komunikacioni gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albadrit Sejdijaj nga Mitrovica.

Lajmin për vdekjen e Albadritit e ka bërë dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e aktivistit shembullor, Albadrit Sejdijaj. Albadriti ishte njëri nga ne, në aktivitetet tona dhe punën tonë të përbashkët Albadriti ishte i pashoq në vetëmohim dhe aktivizëm, me shumë vullnet dhe shumë punëtor. Djemtë si Albadriti mbesin gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Albadriti u angazhua për fitoren tonë në Mitrovicë. Ishte aktivisti kryesorë i cili udhëhoqi aktivitetet tona nga pika në Bair, ku edhe u bë ndryshimi më i madh në gjithë komunën tonë, në të mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarëve. Ngushëllime familjes Sejdijaj, ndajmë dhimbjen me ta në këto momente të vështira për të gjithë ne.”, shkruan në njoftimin e kësaj dege të postuar ne faqen e tyre në facebook.