Sot rreth orës 16:00 ka humbur jetën një 16 vjeçar nga fshati Kllodernicë i Skenderajt si pasojë e shembjes së dheut.
Në kohën e incidentit viktima ishte së bashku me familjarët e tij duke mbushur me dhe rimorkion e një traktori.
Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët ndodhën në Spitalin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Agim Zahiti.
Ai ka njoftuar se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.