Aktuale

Hulumtimi: Njerëzit me sy të gjelbër udhëhiqen nga xhelozia

Pak prej nesh do mendonin se personat me sy të gjelbër janë tip i xhelozëve. Por psikologët kanë gjetur se në të shumtën e rasteve xhelozia i shtyn që të veprojnë ashtu siç veprojnë.

Në vend se të punojnë atë që është më e mira për të gjithë, duket se shumë njerëz janë të gatshëm të dështojnë, për aq kohë sa fqinji i tyre është më keq, shkruan Daily Mail.

Gjetjet e publikuara në revistën Science Advances, zbuloi se 30 për qind të 541 vullnetarëve të testuar ishin të gatshëm për të injoruar një çmim të madh në një lojë të fatit dhe të vendosen për një çmim më të vogël për aq kohë sa të tjerët kanë gjasa më të vogla për të fituar, transmeton KosovaPress.

Duke përshkruar personalitetin e llojit ziliqar, studiuesit thanë se ‘duket që sillen sikur të nxitur nga zilia, në kërkim të konsideratës dhe kanë mungesë të besimit.