Rajon & Botë

HRW i shpalli krime lufte sulmet ajrore në Sanë

Organizata “Human Rights Watch” (HRW) sot i shpalli krime lufte sulmet ajrore, të kryera nga ana e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite, ndaj një ceremonie mortore të shtunën në Sanë.

Sipas organizatës, në dy sulmet ndaj ceremonisë mortore, gjatë së cilës pritej të merrnin pjesë përfaqësues të lartë të armatës dhe policisë, jetën e humbën një numër i madh civilësh.

Gjatë sulmeve u vranë pothuajse 140 persona, ndërsa 600 u plagosën.

Sara Lia Vitson, drejtoreshë e HRW për Lindjen e Afërt, deklaroi se për rastin duhet të zbatohet hetim ndërkombëtar.

Sipas saj, sulmi ndaj funeralit në Sanë është pjesë e disa sulmeve të koalicionit kundër kryengritësve në Jemen.