Organizata terroriste PKK dhe zgjatimet e saj po rekrutojnë në veri të Irakut fëmijë për t’i kthyer në kontingjent terroristësh ndërsa po marrin pjesë në akte terroriste, denoncoi të enjten Human Rights Watch (HRW)
Organizata në Mbrojtje të së Drejtave të Njeriut shprehet se ka identifikuar 29 raste të fëmijëve të rekrutuar nga YPG, zgjatim i PKK-së, jashtë Turqisë, njofton TRT.
Ndërkaq edhe DAESH-i, që mori kontrollin në 2014 të sipërfaqeve të mëdha të territorit, në veri dhe në perëndim të Bagdadit, ka ushtruar ndaj civilëve veprime kryesisht të tmerrshme, duke ekzekutuar burra dhe shfrytëzuar seksualisht femrat./RTK