Imami nga Shqipëria sëbashku me kolegun e tij nga Drenasi Osman Musliu të enjten kanë qëndruar në Prekaz në konakun e familjes se komandantit legjendar Adem Jashari.
Aty edhe kanë bërë iftar duke e përmbyllur agjërimin e ditës 25-të të Ramazanit.
“Një iftar i veçantë me Bacë Rifat Jasharin dhe Hoxhë Osman Musliun, pata nderin të vizitoj familjen Jashari dhe vendin ku ranë dëshmorët e familjes Jashari”, shkruan ndër të tjera Naçi, transmeton magazina.al.
“Ne lutjet i kemi bërë për të rënët duke qenë agjërueshem dhe i Madhi Zot na mëshiroftë të gjithëve!, shkruan imami i njohur nga Shqipëria në llogarinë e tij në facebook.
Ai i ka publikuar edhe disa fotografi të tjera nga kjo vizitë.