Aktuale

Hoxhaj vlerëson se raporti i BE-së për Kosovën njeh progresin e bërë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2019 e njeh progresin e shënuar në shumë procese reformuese që kanë qenë në funksion të forcimit të shtetit.

Numri dy i ekzekutivit ka theksuar se e rëndësishmja e këtij raporti është se ka konfirmuar përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave.

“Raporti i BE-së për Kosovën për vitin 2019 njeh progresin e shënuar nga ana e Kosovës në shumë procese reformuese në funksion të forcimit të shtetit. Është posaçërisht e rëndësishme që ka një rikonfirmim që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave për hyrje në zonën Schengen. Është koha e fundit që BE-ja të lëvizë në drejtim të sigurimit të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, Kosova mbetet e përkushtuar për adresimin e sfidave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. FaktePlus