Aktuale

Hoxhaj: Vendimi KD për fatin e koalicionit bartet te Kryesia e PDK-së

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Këshilli Drejtues i PDK-së është pajtuar që vendimi për përkrahjen ose jo të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të merret nga kryesia e partisë.

“Pas shumë debateve që kanë qenë të prezantuara aty nga përfaqësues që janë në nivel të degëve, në nivel të deputetëve, në nivel të anëtarëve të kryesisë është marrë vendimi që Këshilli Drejtues ta bartë vendimmarrjen tek Kryesia e PDK-së dhe Grupi parlamentar i mbetet të PDK-së dhe kryesisë që gjatë një ore të ardhshme ta formësojnë përfundimisht këtë vendim. Kështu që tash do të ketë një mbledhje të Grupit Parlamentar, do të ketë një mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe këto si organe më të larta të partisë me mbështetje të Këshillit drejtues do ta marrim vendimin përfundimtar.. këshilli drejtues vetëm i ka dhënë drejtim debatit tonë”, theksoi nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Sipas tij, atmosfera në PDK është shumë pozitive, dhe siç tha Hoxhaj PDK është parti e shpresës e optimizmit dhe besimit.