Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Hoxhaj përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar, thotë se ka shprehur mirënjohje për rolin e rëndësishëm që SHBA-ja ka në Kosovë.
Përveç tjerash thotë se kanë biseduar edhe për dialogun me Serbinë, ushtrinë dhe temat tjera të cilat preokupojnë rajonin.
“Pata nderin ta pres në takim njoftues sot ambasadorin e ri të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett. Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mbështetjen amerikane për Kosovën. Diskutuam për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës, dialogun me Serbinë, transformimin e FSK-së, si dhe sfidat me të cilat përballet rajoni aktualisht. Shpreha përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Hoxhaj. /Express/