Kryediplomati Enver Hoxhaj është takuar sot me Zëvendësambasadoren e re të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland. Në njoftimin dërguar për media thuhet se Ministri Hoxhaj e ka njoftuar Hyland për progresin, forcimin e shtetit dhe zhvillimet në Kosovë dhe brenda saj.
Ministri ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhënë në të gjitha fushat, si dhe ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me SHBA-të si një nga partnerët më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës në Botë.