Aktuale

Hoxhaj: Shtete që nuk e kanë njohur Kosovën do të votojnë pro anëtarësimit në INTERPOL

Qeveria në largim ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL), raporton Ekonomia Online.Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se kanë marrë mbështetjen e shumicë së shteteve anëtarë për anëtarësim në INTERPOL.

Hoxha ka kërkuar nga Ministria e Financave që mos të kufizojë buxhetit për ministrinë që ai drejton dhe atë të Punëve të Brendshme.Sipas Hoxhajt ka edhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën e që do të votojnë për anëtarësim.“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme ku kanë marrë mbështetjen e shumicës së shteteve.

Aplikimin është bërë në 2015. Është e rëndësishme qasja e Policisë së Kosovës në të dhënat e Interpolit. INTERPOLI nuk duhet të keqpërdoret njëjtë sikurse që e kanë keqpërdorur Serbia. Ministria e Financave nuk duhet të kufizoj me buxhet MPB e as MPJ-n”, u shoreh Hoxhaj.Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme Behar Selimi ka thënë Anëtarësimi INTERPOL ndihmon partneritetin, por edhe ndihmon në rritjen e sigurisë ndaj dukurive të cilat kanë efekte negative, raporton EO.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se anëtarësimi në këtë organizatë është shumë i rëndësishëm dhe ka shprehur bindjen se një gjë e tillë do të ndodh.Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj-2 qershor ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017.

Këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit.Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës, raporton EO.