Aktuale

Hoxhaj: Serbia po na provokon

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë seancës së Kuvendit, ka thënë se arrestimi i Nehat Thaqit ka qenë i porositur nga shteti i Serbisë.

 

Hoxhaj ka thënë se ka dërguar notë verbale në Bruksel, Serbi e në shumë institucione tjera lidhur me lirimin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës të arrestuar ditë më parë në Serbi.

Ai ka thënë se Serbia gjatë muajve të fundit e ka rritur dozën e provokimeve për Kosovën.