Aktuale

Hoxhaj propozon 24 gushtin për mbajtjen e seancës

Përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka propozuar që seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të prezantohej kandidati i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit duhet të mbahet më 24 gusht.

Ai në takimin e sotëm konsultativ tha se ende duhet të ruhet dinjiteti i Kuvendit dhe sa herë që hyjnë në atë sallë duhet respektuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Hoxhaj theksoi se ideja e zgjedhjeve të parakohshme nuk ka qenë vetëm ndërrimi i qeverisës, por edhe hartimi i një programi qeverisës.

Ai tha se nuk ka pasur bllokadë, por kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për konsultime me partneret e tyre.

Hoxhaj propozoi 24 gushtin kur duhet të mbahet seanca në të cilën PAN do ta propozojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Hoxhaj kërkoi që të mos organizohen seanca të tilla siç janë mbajtur deri më tash dhe të shfrytëzohet foltorja për fjalime politike.

Ndryshe, në takimin e sotëm konsultativ nuk është duke marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje.