Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu përmes telefonit për qytetarët dhe policët të cilët humbën jetën në sulmin terrorist në Stamboll të shtunën.
Hoxhaj e ka dënuar ashpër sulmin terrorist duke thënë se Kosova solidarizohet me shtetin turk.
Ai ka uruar shërim sa më të shpejt për të plagosurit.
Ndërsa ministri turk Çavuşoğlu duke e informuar homologun e tij në lidhje me sulmin terrorist, e falënderoi për solidaritetin.