Aktuale

Hoxhaj: Nehat Thaqi kthehet shumë shpejt në Kosovë

Ministri Enver Hoxhaj, i cili në një prononcim për Gazetën Express, ka konfirmuar se polici Nehat Thaqi është liruar, ka theksuar se ai shumë shpejt do të kthehet në Kosovë.

“Sapo më është konfirmuar lajmi se Nënkoloneli Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe shumë shpejt do ti bashkohet familjes” ka thënë Hoxhaj në një prononcim për Gazetën Express.