Aktuale

Hoxhaj në Paris, kërkon heqjen e vizave sa më parë

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë sot pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Paris.

Hoxhaj ka bërë të ditur nëpërmjet faqes së tij në Facebook se gjatë takimit me homologët e tij ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian duhet të jetë më i vendosur se kurrë për të ardhmen e rajonit pas referendumit në Britani.

“Po ashtu, kërkova që sa më parë të hiqen vizat pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian. Megjithëse kemi sfida sikurse është raporti me Serbinë, Kosova nuk do të dialogoj pafund dhe marrëveshjet duhet të implementohen”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social.

Hoxhaj ka treguar se po ashtu ka ngritur shqetësimin për ndikimin në rritje të Rusisë dhe elementeve nga Lindja e Mesme në Ballkan dhe nevojën që të adresohen së bashku.