Aktuale

Hoxhaj: Në javët e ardhshme, përkrahja e Gjermanisë jetike për liberalizimin e vizave

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka treguar se është takuar me homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier.

Ka thënë se përkrahja e Gjermanisë në javët në vazhdim është jetike për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Në New York, pata takim shumë të mirë me mikun tim, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Steinmeier i cili është një mbështetës i madh i Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sipas tij, në javët e ardhshme, përkrahja e tij (Steinmeierit) dhe e Gjermanisë është jetike për të marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave. /Lajmi.net/