Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan, ka thënë se pret që Kosova dhe vendi i tij të kenë bashkëpunim më të madh një muaj pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Balakrishnan e priti në Singapor ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Singapor, transmeton Express.
Në një status të postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Balakrishnan ka thënë se gjatë takimit me Hoxhjan kanë biseduar edhe rreth zhvillimeve ndërkombëtare.
“Jam i kënaqur që mirëprita në Singapor ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Kjo është vizita e parë zyrtare nga Kosova qëkur dy vendet tona vendosen marrëdhënie diplomatike muajin e kaluar. Mbajtën diskutime të gjera rreth zhvillimeve ndërkombëtare, si dhe eksploruam fusha të mundshme të bashkëpunimit,” ka shkruar ai.
Ai ka thënë se Kosova dhe Singapori mund të mësojnë prej njëra-tjetrës.
“Ne mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri, dhe presim të kemi bashkëpunim më të madh mes dy vendeve tona” ka shkruar ai./Express/