Këshilli Drejtues i PDK-së sapo ka përfunduar mbledhjen e jashtëzakonshme.
Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj menjëherë pas mbledhjes në deklarimet për media ka thënë kryesia e PDK’së bashkë me grupin parlamentar do të vendosin dhe gjatë orëve në vazhdim do të bëhet publike nëse PDK do e përkrah mocionin e opozitës.
“Këshilli Drejtues i PDK’së, pas shume debateve që kanë qenë të prezantuara në mbledhje është marrë vendimi që Këshilli Drejtues ta bartë vendimmarrjen tek kryesia e PDK’së dhe grupit parlamentar, që gjate një ore të ardhshme ta formsojne vendimin” ka thënë Hoxhaj.
Ndërkohë që deputetët e PDK’së tashmë kanë hyrë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.
Ndryshe, kjo mbledhje po i paraprin seancës së Kuvendit të Kosovës, e caktuar për në orën 10:00, ku në rend dite është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë “Mustafa”.