Aktuale

Hoxhaj ia lëshon zyrën Hotit

Enver Hoxhaj e ka lëshuar zyrën e tij, për t’i lënë vend zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së re, Avdullah Hotit.

Hoxhaj e ka pritur në zyrën e tij Hotin për t’ia dorëzuar mandatin si zv.kryeministër.

“Sot i dorëzova detyrën Zevendëskryeministrit Abdullah Hoti. E urova për detyrën e re dhe e informova për punët e kryera dhe ato që e presin”, ka njoftuar zyrtari i lartë i PDK’së.

Hoti e Hoxhaj kanë qenë të dy pjesë e kabinetit qeveritar kur atë e drejtonte Isa Mustafa.