Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha, ka thënë se kushdo që po flet për ndryshim të partnerëve të koalicionit qeverisës, po sheh ëndrra me sy hapur.
Numri dy i qeverisë ka theksuar se në vitin 2019 nuk do të ketë zgjedhje, por angazhim në përmbylljen e shtetndërtimit dhe marrëveshjes së paqes me Serbinë.
“Në vitin 2019 nuk ka as zgjedhje të parakohshme, as rrëzim të qeverisë e as ndryshim të partnerëve në koalicionin qeverisës. Kushdo që ka ide të këtilla dhe sheh ëndrra me sy hapur e ka gabim. Këtë vit ka vetëm përmbyllje të shtetndërtimit dhe marrëveshje paqeje me Serbinë, punë dhe angazhim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe ecje përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Ky është qëndrimi i vetëm i PDK-së dhe çdo deklaratë tjetër është qëllim-keqe dhe synon ta dëmtojë mbarëvajtjen e punës së qeverisë dhe proceseve të rëndësishme për vendin”, ka thënë Hoxhaj. /FaktePlus